Shkencë dhe Teknologji

Kina reagon për "ndalesën 5G" që Suedia ka vendosur ndaj Huawei-t dhe ZTE

Për pajisjet e infrastrutkturës 5G të prodhuara nga Huawei dhe ZTE është vendosur ndalesë edhe në SHBA, Britani të Madhe, Belgjikë dhe Francë

Atila Altuntaş   | 22.10.2020
Kina reagon për "ndalesën 5G" që Suedia ka vendosur ndaj Huawei-t dhe ZTE

Stockholm

Ambasadori i Kinës në Stockholm, Gui Congyou i bëri thirrje Suedisë të tërhiqet nga vendimi i saj i cili ndalon përdorimin e produkteve të Huawei-t dhe ZTE-së në infrastrukturën 5G, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në kanalin e televizionit shtetëror SVT të Suedisë, ambasadori Congyou bëri thirrje për anulimin e ndalesës të cilën vendi i tij e kundërshton me forcë.

Ai tha se Huawei dhe ZTE operojnë në Suedi prej më shumë se 20 vitesh. "Nuk më pëlqen të kërcënoj, por nëse nuk tërhiqen nga vendimi mund të vendosen sanksione për kompanitë suedeze që zhvillojnë biznes në Kinë. Edhe këto dy kompani deri më sot kanë qenë një satelit për ligjet dhe rregullat e Suedisë", tha Congyou.

Ministri suedez i Energjisë dhe i Zhvillimit Digjital, Anders Ygeman ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqen kategorikisht nga vendimi që ka marrë Administrata e Postës dhe Telekomit (PTS) e cila është një institucion i pavarur.

PTS në një deklaratë që bëri të martën njoftoi se për arsye të sigurisë kombëtare për kompanitë që do të marrin pjesë në tenderin e infrastrutkturës 5G është vendosur kushti për mospërdorimin e teknologjive të prodhuara nga Huawei dhe ZTE.

Për pajisjet e infrastrutkturës 5G të prodhuara nga Huawei dhe ZTE është vendosur ndalesë edhe në SHBA, Britani të Madhe, Belgjikë dhe Francë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın