Shkencë dhe Teknologji

Kina kërkon nga kompanitë e saj të "korrigjojnë operacionet e tyre" mbi të dhënat personale

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë tha se u kërkoi mbi 1.100 kompanive të "heqin 34 aplikacione që kanë mbledhur dhe përdorur në mënyrë të paligjshme informacione"

Riyaz Khaliq   | 22.10.2020
Kina kërkon nga kompanitë e saj të "korrigjojnë operacionet e tyre" mbi të dhënat personale

Ankara

Në një pohim të rrallë të mbledhjes së të dhënave personale, Kina ka bërë të ditur se u ka kërkuar kompanive të saj "të korrigjojnë operacionet e tyre", transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes kineze "Global Times", Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit tha se u kërkoi mbi 1.100 kompanive të "heqin 34 aplikacione që kanë mbledhur dhe përdorur në mënyrë të paligjshme informacione personale, duke shkaktuar shqetësim të përgjithshëm".

Në muajin korrik, Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, si dhe Ministria e Sigurisë Publike dhe Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut nisi një fushatë të përbashkët për të rrëzuar aplikacionet që mbledhin dhe përdorin në mënyrë të paligjshme informacione personale.

Pohimi i rrallë se kompanitë kineze ishin të përfshira në mbledhjen e të dhënave personale vjen në një kohë kur ka shumë raporte për kompani të tilla të përfshira në të gjithë botën.

Në muajin shtator, kompania Zhenhua Data me bazë në Shenzen, e cila midis klientëve të saj kryesorë ka edhe Ushtrinë Çlirimtare të Popullit dhe Partinë Komuniste Kineze, u akuzua për mbledhjen e të dhënave për njerëz të shquar nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe Australia.

Pekini ka mohuar çdo rol zyrtar në mbledhjen e të dhënave.

Kohëve të fundit, marrëdhëniet e Kinës me SHBA-të u përkeqësuan për të njëjtat akuza të spiunazhit kur Washingtoni u vu pas një studiuesi të dyshuar kinez për të cilin thuhet se ishte personel i ushtrisë kineze.

Australia po ashtu ka nisur hetime për akuza të ndryshme për rritjen e ndikimit të Kinës në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın