Shkencë dhe Teknologji

Çmimi Nobel për Kimi ndahet për punën në bateritë rimbushëse

Fituesit e Çmimit të sivjemë Nobel në Kimi janë John B. Goodenough, M. Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino

Ahmet Gürhan Kartal   | 09.10.2019
Çmimi Nobel për Kimi ndahet për punën në bateritë rimbushëse

Londër

Tre shkencëtarë të shquar janë fituestit e sivjemë të Çmimit Nobel për Kimi, "për zhvillimin e baterisë litium-jon", transmeton Anadolu Agency (AA).

"John B. Goodenough, M. Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino fituan çmimin", tha Goran Hansson, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Suedeze të Shkencave gjatë konferencës për media.

Goodenough (96) është personi më i moshuar që ka fituar çmimin Nobel.

Bateritë litium-jon ndryshe njihen si bateritë me peshë të lehtë. Ata kanë gjetur një përdorim të gjerë në pajisjet elektrike portative, si telefonat celularë dhe stimuluesit kardiak.

Java e Nobelit do të vazhdojë nesër me çmimin në letërsi ndërsa të premten do të ndahet Çmimi për Paqe.

Gjithashtu, të hënën Akademia do të ndajë Çmimin Nobel në shkencat e ekonomisë.

Këtë vit do të ndahen dy çmime të letërsisë, pas pezullimit të vitit të kaluar lidhur me shpërthimin e një skandali në Akademinë suedeze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.