Turqia, Shëndetësi

Turqi, mbi 74,92 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 41,5 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 28,15 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë

Merve Berker   | 05.08.2021
Turqi, mbi 74,92 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Ankara

Turqia ka administruar mbi 74,92 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi vazhdon fushatën e tij intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 41,5 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 28,15 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Deri më tani, 66,77 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 24.297 infeksione të reja dhe 108 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ndërsa 6.636 pacientë të tjerë janë shëruar.

Pas rënies së rasteve dhe vaksinimit të shpejtë, Turqia hyri në një fazë normalizimi më 1 korrik, duke hequr pothuajse të gjitha kufizimet e lidhura me virusin.

Megjithatë, duke synuar të kufizojë përhapjen e variantit Delta të virusit, vendi ka pezulluar fluturimet nga India, ku ky lloj u shfaq për herë të parë.

Ndërkaq, udhëtarët që vijnë nga Britania, Irani, Egjipti dhe Singapori gjithashtu duhet të kenë rezultate negative të testit për COVID-19 brenda 72 orëve para nisjes së tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın