Turqia, Shëndetësi, Shkencë dhe Teknologji

Sipërmarrësja turke dizajnon jastëk special për foshnjat

Projekti integron "zhurmën e bardhë" me zërin në mitër për të mundësuar gjumë të qetë për foshnjat

Fevzi Kemal Karagöz   | 11.06.2021
Sipërmarrësja turke dizajnon jastëk special për foshnjat Foto: Fevzi Kemal Karagöz / AA

Gaziantep

Një sipërmarrëse femër në provincën juglindore Gaziantep të Turqisë ka dizajnuar një jastëk për foshnja që integron “zhurmën e bardhë” me zërin në mitrën e nënës.

Pervin Özovacı synon të prezantojë në botë produktin e saj, të quajtur “Zëri i Paqes”, me mbështetjen e Qendrës Rajonale të Projektimit Industrial dhe Modelimit Hibrid në Gaziantep (GETHAM).

Özovacı filloi karrierën e saj pas moshës 40 vjeçe dhe themeloi studion e saj të dizajnit në vitin 2001.

Gjatë vitit të kaluar, ajo ka kryer studime që do t’u mundësojnë foshnjave të flenë më qetë.

Si pjesë e studimeve të saj, Özovacı krijoi softuerin e quajtur “Elixir Voice”, i cili përfshin kombinime të “zhurmës së bardhë” dhe tingullit në barkun e nënës dhe vendosi pajisjen e softuerit në jastëkun e prodhuar për foshnja.

Me projektin e saj “Zëri i Paqes”, ajo ka aplikuar në Programin e Përshpejtimit të Fillimit të Biznesit (SAP), i realizuar nga bashkëpunimi i Agjencisë Gjermane të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (GIZ) dhe GETHAM-it.

Projekti i Özovacı-së u pranua si “projekti më i mirë” në programin SAP, në të cilin aplikuan gjithsej 180 projekte për mbështetje financiare.

Özovacı, e cila ka hedhur në shitje jastëkët brenda vendit, ka bërë gjithashtu përpjekje për të tërhequr kërkesa nga jashtë për produktin e saj.

“Ne synojmë të prezantojmë produktin tonë në botë. Gjithashtu kemi bërë përpjekje për të vendosur lidhje në Britaninë dhe SHBA-në. Besoj se do të krijojmë një markë të mirë nga Gaziantepi”, tha ajo për Anadolu Agency (AA).

“Foshnjat te të cilat e kemi testuar këtë pajisje kanë fjetur shumë qetësisht. Kemi parë që problemi i gjumit të foshnjave është zgjidhur në një masë të madhe. Qëllimi ynë i ardhshëm është të hapemi për botën”, tha Özovacı.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın