Shëndetësi

Mbi 800.000 fëmijë të vdekur nga pneumonia në gjithë botën vitin e kaluar

Shumica e fëmijëve janë nën moshën dy vjeç, ndërsa rreth 153.000 të fëmijëve kanë humbur jetën gjatë muajit të tyre të parë, thuhet më tej

Ekip   | 12.11.2019
Mbi 800.000 fëmijë të vdekur nga pneumonia në gjithë botën vitin e kaluar

Ankara

Agjencia e fëmijëve e OKB-së, UNICEF, ka të bërë të ditur se pneumonia vitin e kaluar ka marrë jetën e më shumë se 800.000 fëmijëve nën moshën pesë vjeç, ose një fëmijë në çdo 39 sekonda, raporton Anadolu Agency (AA).

"Çdo ditë, afër 2.200 fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin nga pneumonia, një sëmundje e shërueshme dhe kryesisht e parandalueshme. Angazhimi i fortë global dhe investimet në rritje janë thelbësore për luftën kundër kësaj sëmundjeje", tha Henrietta Fore, drejtoresha ekzekutive e UNICEF, në një raport të publikuar të hënën.

Sipas UNICEF-it, pneumonia shkaktohet nga bakteret dhe viruset dhe i lë fëmijët të luftojnë për frymë pasi mushkëritë e tyre mbushen me qelb dhe lëng.

"Vetëm pesë vende janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të pneumonisë së fëmijëve: Nigeria (162.000), India (127.000), Pakistani (58.000), Republika Demokratike e Kongos (40.000) dhe Etiopia (32.000)", thuhet në raport.

Shumica e fëmijëve janë nën moshën dy vjeç, ndërsa rreth 153.000 të fëmijëve kanë humbur jetën gjatë muajit të tyre të parë, thuhet më tej.

"Sëmundja mund të parandalohet me vaksina dhe lehtësisht të kurohet me antibiotikë me kosto të ulët nëse diagnostikohet siç duhet", shtohet në raport.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın