Politikë

Zyrtari amerikan: Kthimi në marrëveshjen bërthamore "i mundur" në javët në vijim

"Kjo në fund të fundit është çështje e një vendimi politik që duhet të merret në Iran", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit

Michael Gabriel Hernandez  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Zyrtari amerikan: Kthimi në marrëveshjen bërthamore "i mundur" në javët në vijim

Washington DC

Është "e mundur" që Irani dhe SHBA-ja t’i kthehen respektimit të ndërsjellë të Planit të Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit 2015 (JCPOA), tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari, i cili informoi gazetarët në kushte anonimati përpara bisedimeve në Vjenë që pritet të rinisin të premten, paralajmëroi, megjithatë, se "vetëm koha do të tregojë" nëse ka gjasa të ndodhë.

"Kjo në fund të fundit është çështje e një vendimi politik që duhet të merret në Iran", tha zyrtari.

"Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë për t'u rikthyer në përputhje me angazhimet lehtësuese të sanksioneve që kanë bërë nën JCPOA-në, ne e kuptojmë se çfarë është e nevojshme. Ne gjithashtu e kuptojmë atë që Irani duhet të bëjë në mënyrë që të kthehet në përputhje (me marrëveshjen)", theksoi zyrtari amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın