Politikë

Zaev: Të tejkalohen paragjykimet politike

“Vendimi që e marrim është me përgjegjësi dhe rëndësi të madhe për të ardhmen e qytetarëve dhe besoj se të gjithë ne së pari do të mendojmë për vendin tonë, fëmijët dhe gjeneratat që vijnë pas nesh”, theksoi Zaev

Admir Fazlagikj  | 11.10.2018 - Përdıtësım : 11.10.2018
Zaev: Të tejkalohen paragjykimet politike

Üsküp

SHKUP (AA) - Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas ceremonisë së ndarjes së çmimit shtetëror “11 Tetori”, ka deklaruar se “pret që të gjendet guxim, të tejkalohen paragjykimet partiake dhe politike, si dhe për t’u përmbajtur të ardhmes së vendit, sepse kjo mundësi nuk do të përsëritet", raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi që e marrim është me përgjegjësi dhe rëndësi të madhe për të ardhmen e qytetarëve dhe besoj se të gjithë ne së pari do të mendojmë për vendin tonë, fëmijët dhe gjeneratat që vijnë pas nesh”, theksoi Zaev dhe shtoi se është me rëndësi që fokusi të mbetet para përgjegjësive serioze që u drejtohet gjithë aktorëve politikë, përfaqësuesve të popullit dhe mbi të gjithë Kuvendit.

Zaev shtoi se seanca e Komisionit parlamentar për çështje kushtetuese vazhdon nesër, ndërsa pas përfundimit të saj është caktuar seanca parlamentare për më 15 tetor.

I pyetur nga gazetarët nëse rastet e Prokurorisë Speciale Publike interpretohen si presion ndaj deputetëve, Zaev tha se, “Kam lexuar vetëm nga mediat se kjo po ndodhë, nuk shoh asnjë lidhje në atë çfarë ndodhë në Kuvend, sepse debati është transparent, publik, gjithkund publikisht do të merren vendimet dhe besoj se çdo institucion paralelisht me vendimet politike që merren në shtet, merr vendime, sistemi funksionon dhe punon”.

I pyetur nëse do të kërkojë dorëheqje nga zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili është pjesë e të akuzuarve në hetimin e Prokurorisë Speciale Publike, Zaev tha se Osmani ka lëshuar një njoftim në lidhje me atë.

“Qëndrimi im gjithmonë ka qenë i njëjtë dhe vazhdon të jetë i njëjtë. Askush nuk është fajtor derisa kjo të vërtetohet nga një vendim efektiv. Është vetëm një hetim. Do të dëshiroja të dija detajet, do ta ndjek procesin me kujdes dhe me kohë do të marrë veprimet e mia nëse diçka lidhet me dinjitetin e Qeverisë”, theksoi Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë tha se “çdo mendim se dikush me presion, të holla, mitosje e kërcënime, do të bënin diçka, në hapin e dytë do të bjerë”.

“Kjo duhet të jetë e qëndrueshme, kjo duhet të ketë një të ardhme. Patjetër njerëzit të besojnë në të dhe të mbajnë përgjegjësi për të, Vetëm ashtu është e mundur. Prandaj, tërë kohën i përdor fjalët ‘atmosferë dhe bisedë të këndshme’ “, tha Zaev, duke shtuar se është optimist se Maqedoni do të anëtarësohet në BE dhe NATO.

“Apeloj edhe njëherë te opozita për arsyeshmëri. Nuk kemi plan B, nuk ka qenë deri më sot në tavolinë, nuk ka alternativë. Të gjithë jemi të detyruar të korrigjojmë veten para se të përgjigjemi, sepse nëse kjo dështon ne u detyrohemi qytetarëve”, tha Zaev.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın