Politikë

Zaev parashtron dilemën nëse Gruevski është rrëmbyer

E ngre këtë çështje publikisht duke ditur se si ndodhin gjërat, nëse Gruevski ka braktisur vullnetarisht vendin para se gjykata të lëshojë urdhrin për arrestimin e tij apo ndoshta është rrëmbyer?"

Husameddin Gina  | 16.11.2018 - Përdıtësım : 17.11.2018
Zaev parashtron dilemën nëse Gruevski është rrëmbyer

Shkup

SHKUP (AA) - Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetareve rreth ikjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, parashtroi dilemën, “mos vallë Gruevski është rrëmbyer”, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e tij, kryeministri Zaev i bëri në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, lidhur me buxhetin e vitit 2019.

Në pjesën e pyetjeve të gazetarëve, Zaev i parashtroi opinionit në vend një dilemë duke thënë nëse Gruevski ka braktisur vendin në mënyrë vullnetare, ose ndoshta është rrëmbyer.

"E ngre këtë çështje publikisht duke ditur se si ndodhin gjërat, nëse Gruevski ka braktisur vullnetarisht vendin para se gjykata të lëshojë urdhrin për arrestimin e tij apo ndoshta është rrëmbyer? Unë pres që edhe Gruevski dhe Hungaria të japin një përgjigje", tha ai.

Zaev nënvizoi se nëse rezulton të ketë qenë i rrëmbyer, vijojnë çështje tjera serioze përfshirë të drejtën për azil.

“Nga ky aspekt, e them këtë publikisht për të siguruar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se do të bëjmë gjithçka brenda mundësive dhe gjithçka që kemi në dorë si instrumente, që Nikolla Gruevski të ekstradohet në shtëpi”, tha Zaev.

Ai konfirmoi pohimet e Shqipërisë dhe Malit të Zi të publikuara në mediat mbi mënyrën e arratisjes së Gruevskit.

Autoritetet policore malazeze thanë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, ka hyrë në Malin e Zi më 11 nëntor dhe në të njëjtën ditë është larguar nga vendi, ndërsa më parë Policia e Shqipërisë konfirmoi pohimet se Gruevski ka kaluar kufirin nga pika e kalimit kufitar e Hanit të Hotit në Qarkun e Shkodrës, në drejtim të Malit të Zi.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg e që duhej të vuante dënimin, në profilin e tij në Facebook shkroi se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Policia që nga e hëna në mbrëmje nuk mund ta lokalizonte vendndodhjen e Gruevskit për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz "Mercedes" në vlerë prej 570 mijë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın