Politikë

Zaev: Ekonomia e Maqedonisë rritet dhe stabilizohet në plan afatgjatë

Kryeministri Zaev pret gjithashtu që deri në fund të vitit, qeveria do të jetë në gjendje të arrijë ritmin e parashikuar të rritjes vjetore prej 3.2 për qind

Husameddin Gina  | 09.09.2018 - Përdıtësım : 10.09.2018
Zaev: Ekonomia e Maqedonisë rritet dhe stabilizohet në plan afatgjatë

Shkup

SHKUP (АА) - Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, së bashku me ekipin ekonomik të Qeverisë, në konferencën e sotme për media adresuan rritjen e prodhimit të brendshëm bruto dhe zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kryeministrit Zaev, ekonomia e Maqedonisë po rritet dhe stabilizohet në planin afatgjatë, dhe kjo është një lajm i mirë.

"Në tremujorin e dytë të vitit 2018, rritja e prodhimit të brendshëm bruto arriti në 3.1 për qind, që është një përshpejtim i ndjeshëm i rritjes ekonomike në këtë periudhë të vitit", tha Zaev.

Kryeministri pret gjithashtu që deri në fund të vitit, qeveria do të jetë në gjendje të arrijë ritmin e parashikuar të rritjes vjetore prej 3.2 për qind.

"Ky trend i rritjes së prodhimit të brendshëm bruto tregon se stabilizimi politik i vendit që kemi arritur së bashku me ftesën për anëtarësim në NATO, procesi për fillimin e negociatave me BE dhe zbatimi i politikave të cilësisë ekonomike hapën në mënyrë të konsiderueshme perspektivat për rritje dhe zhvillim të ekonomisë së Maqedonisë", tha kryeministri.

- Ekonomi dhe vetëm ekonomi

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se për çfarë biseduan me Kancelaren gjermane pas dyerve të mbyllura, kryeministri Zaev tha se ekonomia ishte tema më e rëndësishme.

"Me kancelaren Merkel, përveç asaj që biseduam për referendumin, suksesin e tij, proceseve të ardhshme të integrimit në Bashkimin Evropian, biseduam për ekonominë. Biseduam për arsimin për shkak të ekonomisë, biseduam për investimet e huaja nga Gjermania për shkak të ekonomisë dhe përsëri temë ishte ekonomia. Këtu u dha miratimi i qeverisë gjermane për të themeluar një komitet drejtues që do t'i jepte tërësisht fokus ekonomisë. Interesi është i përbashkët për Maqedoninë dhe Gjermaninë", tha Zaev.

Ai në konferencë tregoi më shumë detaje edhe për këshilltarin ekonomik nga Gjermania.

"Pres që këshilltari të vijë deri në fund të vitit. Do të vijë një ekspert i cili do të ndihmojë shumë në fushën e riadaptimit, rikualifikimit të qytetarëve tanë që të mund të gjejnë më lehtë punë të dinjitetshme. Eksperti do të jetë këshilltar i qeverisë dhe do të paguhet nga qeveria", tha Zaev.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın