Politikë

Xhaferi pret në takim eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein

"Tani i mbetet Kuvendit të Maqedonisë dhe të gjitha forcave politike që t'i vënë në plan të parë interesat dhje qëllimet strategjike të vendit dhe këto janë integrimet euroatlantike", tha McAllister

Bekim Laci  | 05.12.2018 - Përdıtësım : 05.12.2018
Xhaferi pret në takim eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein

Shkup

SHKUP (AA) - Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, ka pritur në një takim në Shkup, kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister dhe eurodeputetin Knut Fleckenstein, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhaferi, thuhet në njoftimin nga kabineti i tij, shprehu falënderim për interesin dhe përkrahjen e vazhdueshme të PE-së dhe institucioneve të Bashkimit Evropian për Maqedoninë, ndërkohë që ka informuar për procesin aktual të ndryshimeve kushtetuese, që rrjedhin nga Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, që pritet të rrumbullakohet gjatë muajit janar vitin e ardhshëm si dhe për përgatitjet për realizimin e aktiviteteve që rrjedhin nga Plani 18 i Qeverisë së Maqedonisë, si vazhdim i logjikshëm i reformave, me qëllim të fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor vitin e ardhshëm.

Eurodeputeti McAllister, thuhet më tej, nga ana e tij drejtoi mesazh të qartë të mbështetjes së gjerë partiake nga ana e Parlamentit Evropian për Marrëveshjen e Prespës.

“Vendi është shembull i mirë për rajonin dhe për Evropën, duke bërë depërtim të madh në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtimit dhe se tani i mbetet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha forcave politike që t'i vënë në plan të parë interesat dhje qëllimet strategjike të vendit dhe këto janë integrimet euroatlantike. Në këto angazhime, vendi e ka mbështetjen e plotë të institucioneve evropiane”, ka thënë McAllister.

Eurodeputeti Fleckenstein, duke u ndërlidhur mesazheve të drejtuara nga ana e McAllister, nënvizoi se Parlamenti Evropian dhe institucionet tjera evropiane, duhet patjetër të përfundojnë punën e tyre në raport me vendet aspiruese për anëtarësim në BE dhe t'i përmbushin premtimet e dhëna. Ai, përveç Marrëveshjes së Prespës, veçoi edhe reformat tjera që duhet të jenë të përmbushura në pjesën e gjyqësisë, shërbimeve, administratës publike dhe mediave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın