Politikë

Veseli takon ministrin Bushati

Veseli e Bushati kanë theksuar nevojën që spektri politik i Kosovës të dalë me një qëndrim të përbashkët para fillimit të dialogut final

Sibel Vezaj  | 14.09.2018 - Përdıtësım : 14.09.2018
Veseli takon ministrin Bushati

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar “për bashkëpunimin midis dy vendeve, i shtrirë tashmë në të gjitha fushat, për proceset politike në shtetet respektive dhe me theks të veçantë, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”.

Me këtë rast kreu i Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme.

Sipas Veselit, në fund të procesit të dialogut, Kosova do të fitojë ulësen e saj në OKB, brenda kufijve me të cilët ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

Kurse kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, nga ana e tij, ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon ajo.

Veseli e Bushati kanë theksuar nevojën që spektri politik i Kosovës të dalë me një qëndrim të përbashkët para fillimit të dialogut final.​

Bushati sot u prit në takime të ndara edhe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe nga zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın