Turqia, Politikë

Turqi, Nureddin Nebati betohet si ministri i ri i Thesarit dhe Financave

57-vjeçari Nebati, i cili do të zëvendësojë ministrin e deritanishëm Lütfi Elvan, ka shërbyer si zv/ministër i Thesarit dhe Financave

Muhammet Emin Avundukluoğlu  | 02.12.2021 - Përdıtësım : 02.12.2021
Turqi, Nureddin Nebati betohet si ministri i ri i Thesarit dhe Financave Foto: Ertuğrul Subaşı / AA

Ankara

Nureddin Nebati u betua si ministër i ri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

57-vjeçari Nebati, i cili do të zëvendësojë ministrin e deritanishëm Lütfi Elvan, ka shërbyer si zv/ministër i Thesarit dhe Financave.

Në njoftimin qeveritar thuhet se Elvan, i cili ishte ministër për rreth një vjet, u tërhoq pasi kërkoi largimin nga posti.

Nebati është i diplomuar në administratën publike, studimet master i ka kryer në shkencat sociale në Universitetin e Stambollit, ndërsa doktoratën e ka kryer në shkencat publike dhe administratën publike në Universitetin Kocaeli të Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.