Politikë

Shefi i NATO-s: Trupa ruse ende qëndrojnë brenda dhe rreth Ukrainës

Përkundër reduktimit, Moska ka mbajtur dhjetëra mijëra forca, armë dhe pajisje, tha Jens Stoltenberg

Büşra Nur Çakmak  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Shefi i NATO-s: Trupa ruse ende qëndrojnë brenda dhe rreth Ukrainës

Ankara

Dhjetëra mijëra trupa ruse ende kanë mbetur brenda dhe përreth Ukrainës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne kemi parë ulje të numrit të trupave ruse, por dhjetëra mijëra mbeten, dhe ne gjithashtu po shohim se Rusia ka mbajtur shumë armë ... dhe pajisje", tha Stoltenberg në një prononcim përpara takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Shefi i NATO-s tha se Rusia po vendos gjithashtu kufizime në Detin e Zi, përfshirë hyrjen në Detin Azov përmes ngushticës së Kerçit, duke shtuar se NATO-ja duhet të mbetet vigjilente dhe të vëzhgojë nga afër zhvillimet.

"Në përgjithësi, ekziston një prani e konsiderueshme ruse dhe ka shumë më tepër trupa ruse tani, brenda dhe rreth Ukrainës, sesa para rritjes së fundit të tensioneve", shtoi ai.

Stoltenberg gjithashtu mirëpriti përfshirjen e SHBA-së, Kanadasë dhe Norvegjisë në Bashkëpunimin e Përhershëm të Strukturuar të BE-së (PESCO) dhe tha: "Aleatët jashtë BE-së luajnë rol thelbësor në ruajtjen dhe mbrojtjen e Evropës".

Në kuadër të stërvitjes së NATO-s Steadfast Defender 2021, NATO-ja po vendos mijëra trupa në Rumani, tha ai gjithashtu, duke shtuar se kjo "demonstron se si ne mobilizojmë dhe ushtrojmë trupat e NATO-s dhe gjithashtu se si jemi në gjendje t'i vendosim ato në gjithë Evropën".

"Dhe si pjesë e kësaj stërvitjeje, ka ushtarë nga Mbretëria e Bashkuar, nga Shtetet e Bashkuara, nga Turqia, kështu që kjo tregon gjithashtu rëndësinë e lëvizjes së trupave të NATO-s shpejt nëpër Evropë dhe është gjithashtu një arsye pse mobiliteti ushtarak është kaq i rëndësishëm".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın