Muhammed Bilal Kenasari
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) 83 senatorë i kanë dërguar një letër presidentit amerikan Barack Obama duke i bërë thirrje që marrëveshjen e sigurisë me Izraelin e cila skadon në vitin 2018 ta nëshkruajë me rritje të ndihmës ushtarake ndaj këtij vendi. Marrëveshja aktualisht arrin shifrat në 3.1 miliardë dollarë në vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në letrën e përbashkët të 83 nga 100 senatorët e SHBA-së, dërguar presidentit Obama kërkohet që ai ta nënshkruajë marrëveshjen e cila përfundon pas dy vitesh.
Në letër vihet në dukje se Izraeli ka nevojë për SHBA-të. "Në një kohë kur janë intensifikuar nevojat për çështjen e mbrojtjes së Izraelit, gjegjësisht për vetëmbrojtje, Izraeli ka nevojë për mbështetjen tonë afatgjate", thuhet në letrën e senatorëve.