Politikë

SHBA, përplasje mes protestuesve dhe policisë në Portland

Grupi brohoriste slogane duke protestuar politikat e SHBA-ve për ndalimin e fëmijëve migrantë, ndërsa disa individë shkruan në murin e ndërtesës federale të ICE-s mesazhin "Ribashkoni familjet tani"

Övünç Kutlu  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
SHBA, përplasje mes protestuesve dhe policisë në Portland

Ankara

Protestuesit dhe policia u përleshën në Portland të shtetit amerikan Oregon gjatë demonstratave mes inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të rrethuar nga masa të forta të sigurisë në kuadër të zbatimit të shtuar të ligjit dhe fortifikimeve në ndërtesën e Kapitolit në Oregon, trazirat e armatosura nuk u materializuan kurrë, por u zhvilluan demonstrata pasi protestuesit kërkuan ndryshime të shpejtë të politikës nga presidenti Biden.

Një turme prej rreth 100 personash mbrëmë u tubuan në parkun Elizabeth Caruthers në Portlandin jugor, duke marshuar drejt një objekti të Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE).

Grupi brohoriste slogane duke protestuar politikat e SHBA-ve për ndalimin e fëmijëve migrantë, ndërsa disa individë shkruan në murin e ndërtesës federale të ICE-s mesazhin "Ribashkoni familjet tani".

Policia tubimin e deklaroi "të paligjshëm" dhe porositi turmën se ata që shkelin pronën federale do të arrestoheshin para se të përdorin gaz lotsjellës dhe municione për të kontrolluar turmën, duke i mbushur rrugët me tym të dendur dhe duke arrestuar disa persona.

"Kushdo që është i përfshirë në sjellje kriminale, përfshirë vandalizëm dhe mbishkrime është subjekt i arrestimit", shkroi në rrjetet sociale policia e Portlandit.

Dje po ashtu edhe një grup protestuesish prej 200 personash marshuan në zonën qendrore Eastside të Portlandit dhe thyen xhamat e selisë së Partisë Demokratike të Oregonit.

"Ne nuk e duam Biden-in. Ne duam hakmarrje. Për vrasjet e policisë, luftërat imperialiste dhe masakrat fashiste. Ne jemi të pa qeverisshëm", shkruante në shenjën e tyre.

Policia arrestoi të paktën tetë persona gjatë asaj demonstrate.

Trupat e Gardës Kombëtare nuk ishin të pranishme në tubim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın