Politikë

Rama: Procesi i integrimit evropian është shumë i rëndësishëm

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se sot Partia Socialiste e Shqipërisë është me e fortë se çka qenë në 30 vite

Saimir Alija  | 29.02.2020 - Përdıtësım : 02.03.2020
Rama: Procesi i integrimit evropian është shumë i rëndësishëm ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Në Tiranë po mbahet kongresi zgjedhor i Partia Socialiste të Shqipërisë (PS) ndërsa punimet e tij i ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Temat e diskutimeve të kongresit janë tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar dhe pasojat e tij, politikat arsimore, drejtësia, energjia, infrastruktura dhe procesi i integrimit evropian.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se sot Partia Socialiste e Shqipërisë është me e fortë se çka qenë në 30 vite.

"Kemi mbështetjen e një shumice që na ka dhënë një mandat ekskluziv dhe me numrin më të madh të votave që PS ka marrë ndonjëherë. Jo në raport me konkurrentët, në zgjedhjet e ardhshme, të jemi jo vetëm partia e parë, pasi jemi dhe do të jemi pa diskutim. Por, kemi mbështetjen më të madhe popullore që kemi pasur ndonjëherë deri më tani”, tha Rama.

Sipas Ramës, PS që në krijimin e saj në vitin 1991 është e vetmja parti që kurrë nuk e ka cenuar interesin kombëtar.

Duke folur për bashkëpunim rajonal dhe integrimin evropian, Rama theksoi se “Përmes këtij procesi të shengenit rajonal, fuqizojmë kandidaturën tonë për të qenë anëtarë të Bashkimit Europian. Ne nga Europa nuk presim asnjë iluzion, procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm".

Gjatë kongresit që përfundon punimet nesër, do të organizohet dhe procesi i votimit dhe numërimit të votave për përzgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Punimet e Kongresit të Partisë Socialiste i përshëndeti edhe presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın