Politikë

Përshkallëzohen tensionet pasi Kina dërgon numrin më të madh të avionëve në Ngushticën e Tajvanit

Autoritetet e ishullit thonë se rreth 68 avionë kinezë deri më tani kanë kaluar të ashtuquajturën "vijë mesatare" të Ngushticës së Tajvanit

Riyaz Khaliq Khaliq  | 05.08.2022 - Përdıtësım : 06.08.2022
Përshkallëzohen tensionet pasi Kina dërgon numrin më të madh të avionëve në Ngushticën e Tajvanit

Istanbul

Autoritetet e Tajvanit thonë se si pjesë e stërvitjeve të mëdha ushtarake të mbajtura rreth ishullit në reagim ndaj udhëtimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, Kina dërgoi numrin më të madh të avionëve ushtarakë nëpër Ngushticën e Tajvanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se rreth 68 avionë kinezë deri më tani kanë kaluar të ashtuquajturën "vijë mesatare" të ngushticës së Tajvanit.

“Ky përshkallëzim i rrezikshëm i kërcënimit ushtarak po shkatërron paqen dhe stabilitetin në rajon dhe duhet të dënohet”, tha ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joshua Wu.

Ky është numri më i madh i avionëve kinezë këtë vit që kalojnë zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ), të cilën Tajvani e konsideron si hapësirën e tij ajrore.

Kina nuk e njeh ADIZ-in pasi Pekini e konsideron Tajvanin "provincën e saj të shkëputur".

Ushtria kineze që kaloi ADIZ-in përfshinte gjithashtu 13 anije luftarake.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit raportoi se avionët dhe anijet kineze kaluan sot ADIZ-in rreth orës 17:00 sipas kohës lokale.

Ministria tha se forcat e armatosura tajvaneze “iu përgjigjën një situate të tillë në përputhje me rrethanat me sistemet e vëzhgimit, aeroplanët luftarakë të patrullave ajrore, anije detare dhe sisteme raketore”.

“Ne dënojmë një veprim të tillë që shqetësoi hapësirën tonë ajrore dhe ujërat përreth dhe vazhdojmë të sigurojmë demokracinë dhe lirinë tonë pa kërcënime”, thonë nga ministria.

Kjo erdhi pasi si pjesë e "kundërmasave" të tjera, Kina sanksionoi Pelosin dhe pezulloi komunikimin ushtarak të nivelit të lartë me SHBA-në.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka kryer stërvitje masive të përbashkëta, në ujërat dhe hapësirat ajrore të Tajvanit verior, jugperëndimor dhe lindor, të cilat përfshinë stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejtë dhe shpërthimin e raketave balistike mbi Tajvan në zonën ekonomike të Japonisë.

Megjithatë, Pekini thotë se Japonia dhe Kina nuk i kanë caktuar ende kufijtë detarë.

Stërvitjet e paprecedente ushtarake erdhën si përgjigje ndaj udhëtimit të Pelosit në Tajvan në fillim të kësaj jave.

Pelosi është kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve që vizitoi Tajvanin në 25 vitet e fundit.

Ajo drejtoi një delegacion ligjvënësish amerikanë që nisën udhëtimin e tyre nga Singapori të hënën, duke udhëtuar nga për në Tajvan dhe duke shkaktuar reagim të zemëruar nga Pekini zyrtar.

Pelosi u largua nga Tajvani të mërkurën në mbrëmje për në Korenë e Jugut dhe më në fund zbarkoi në Tokio të enjten mbrëma për të përfunduar vizitën e saj sot.

Tajvani nuk ishte përmendur në agjendën zyrtare të vizitës rajonale të Pelosit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.