Politikë

Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Zayed nesër viziton Turqinë

Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan

Ferdi Türkten  | 23.11.2021 - Përdıtësım : 23.11.2021
Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Zayed nesër viziton Turqinë

Ankara

Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në takimin që do të mbahet në Ankara, do të rishikohen me të gjitha dimensionet marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) si dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe në takime parashikohet që të shkëmbehen edhe pikëpamjet rreth çështjeve aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas lajmit të WAM, agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-së, Bin Zayed nesër do të zhvillojë takime zyrtare në Turqi, ku krahas marrëdhënieve dypalëshe do të diskutohen mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes Turqisë dhe EBA-në.

Gjithashtu vihet në dukje se do të diskutohet edhe për zhvillimet lidhur me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare në interes të të dy vendeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.