Politikë, Bota

Presidenti i Tunizisë shkarkon disa zyrtarë të lartë shtetërorë

Në mesin e të shkarkuarve nga detyra janë drejtori i këshillit të kryeministrisë dhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë

Halime Afra Aksoy  | 28.07.2021 - Përdıtësım : 28.07.2021
Presidenti i Tunizisë shkarkon disa zyrtarë të lartë shtetërorë

Tunis

Presidenti tunizian, Kais Saied, sipas një buletini shtetëror ka shkarkuar disa zyrtarë të lartë shtetërorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Buletini i djeshëm përfshin vendimet e fundit të presidentit për shkarkimin e zyrtarëve shtetërorë, që vazhduan që nga e diela.

Midis të shkarkuarve nga detyrat e tyre janë drejtori i këshillit të kryeministrisë, sekretari i përgjithshëm i qeverisë dhe këshilltarët e kryeministrit.

Të dielën, Saied shkarkoi qeverinë e kryeministrit Hichem Mechichi, pezulloi parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv me ndihmën e një kryeministri të ri.

Ky hap u refuzua nga shumica e palëve parlamentare të Tunizisë, duke përfshirë Ennahda, Zemra e Tunizisë, Koalicioni i Dinjitetit dhe Lëvizja Popullore.

Pas vendimeve të presidentit Saied, kryetari i Parlamentit, Rached Ghannouchi, e përshkroi masën e presidentit si asgjë tjetër përveç një "grusht shtet të plotë" kundër kushtetutës tuniziane, revolucionit dhe lirive në vend.

Tunizia shihet si i vetmi vend që arriti të kalojë një tranzicion demokratik midis disa vendeve arabe të cilat përjetuan revolucione popullore që rrëzuan regjimet e tyre në pushtet, përfshirë Egjiptin, Libinë dhe Jemenin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın