Politikë

Në Shkup filloi takimi i liderëve i iniciuar nga kryeministri Zaev

Takimi i liderëvë është iniciuar nga kryeministri Zaev pas takimit të tij me homologun grek Alexis Tsirpas të enjten në kryeqytetin bullgar Sofje

Admir Fazlagikj  | 19.05.2018 - Përdıtësım : 19.05.2018
Në Shkup filloi takimi i liderëve i iniciuar nga kryeministri Zaev

Shkup

SHKUP (АА) – Në klubin e deputetëve në Shkup, ka filluar takimi i liderëve, i cili po mbahet me iniciativë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në të cilin sipas paralajmërimit, do të informojë mbi detajet e negociatave për çështjen e emrit me Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e inicuar nga kryeministri Zaev marrin pjesë presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska,  zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski.

Rikujtojmë se kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, pas një takimi me homologun e tij grek Alexis Tsirpas të enjten në kryeqytetin bullgar Sofje, theksoi se Maqedonia dhe Greqia kanë një opsion për zgjidhjen e çështjes së emrit, që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın