Politikë

"Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë"

"Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë në çështjet për të cilat kemi punuar për shumë vite, si stabilizimi i Ballkanit Perëndimor ose trajtimi i migrimit në Egje", tha Stoltenberg

Ekip  | 26.02.2021 - Përdıtësım : 27.02.2021
"Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë"

Bruksel

Bashkëpunimi midis BE-së dhe NATO-s është ngritur në një nivel të paparë gjatë së kaluarës, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg foli gjatë një konference të përbashkët shtypi me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, përpara ditës së dytë të samitit virtual të liderëve të BE-së.

Shefi i NATO-s do të marrë pjesë në diskutimet e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së rreth politikës së sigurisë dhe mbrojtjes së bllokut.

"Gjatë viteve të kaluara, ne ishim në gjendje të rrisim bashkëpunimin midis BE-së dhe NATO-s në një nivel të paparë", theksoi Stoltenberg.

Ai theksoi se aleanca ushtarake është e gatshme për bashkëpunim me BE-në për të forcuar rezistencën dhe kapacitetet e mbrojtjes kibernetike, si dhe për të kundërshtuar efektet e ndryshimeve klimatike.

"Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë në çështjet për të cilat kemi punuar për shumë vite, si stabilizimi i Ballkanit Perëndimor ose trajtimi i migrimit në Egje", shtoi ai.

Michel, i cili kryeson konferencën e liderëve të BE-së, theksoi se blloku dëshiron të bashkëpunojë me NATO-n për të sjellë "më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri në mjedisin tonë", duke iu përshtatur kërcënimeve të reja të dezinformimit, luftës hibride dhe kibernetike, si dhe forcimit të industrisë dhe aftësitë teknike.

"Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë", tha zyrtari i lartë i BE-së.

Pas bisedimeve me Stoltenberg, udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë gjithashtu të ardhmen e marrëdhënieve të bllokut me Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Libanin, Libinë, Marokun, Palestinën, Sirinë dhe Tunizinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın