Politikë

Kuvendi i Kosovës votoi krijimin e komisionit për krimet serbe në Kosovë

Themelimin e këtij komisionin e kanë votuar të gjitha partitë politike dhe prej 69 deputetëve sa ishin prezent në seancë të gjithë votuan pro këtij komisioni

Agim Sulaj  | 15.04.2019 - Përdıtësım : 16.04.2019
Kuvendi i Kosovës votoi krijimin e komisionit për krimet serbe në Kosovë

Prishtinë

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e një komisioni të veçantë “i cili do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm deri në krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar që do t’i gjykojë krimet serbe në Kosovë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Themelimin e këtij komisionin e kanë votuar të gjitha partitë politike dhe prej 69 deputetëve sa ishin prezent në seancë të gjithë votuan pro këtij komisioni.

Ideja e krijimit të një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, sipas kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është në nderin dhe dinjitetin e Kosovës.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute të bëhen hapat, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës, Parlament Evropian ky komision. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. E keni mohimin e masakrave e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve të gjitha”, deklaroi Veseli.

Secila nga partitë politike do ta ketë nga një përfaqësues në komision, ndërsa në të do të bëjnë pjesë edhe organizata joqeveritare që merren me këtë çështje.

Propozuesi i këtij komisioni, Bilall Sherifi, tha se ky model është marrë nga Parlamenti Evropian në lidhje me rezolutën që e kanë miratuar për Srebrenicën.

Ky komision vjen në Kuvendin e Kosovës pas deklarimeve të ish-ministrit serb në Kosovë Ivan Todosijeviq për masakrën e Reçakut, të cilën e quajti trillim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.