Politikë

KSHZ, pëcaktohet renditja e kandidatëve presidencial në fletëvotim

Kandidati Blerim Reka, në fletën e votimit do të jetë nën numrin "1", Gordana Siljanovska - Davkova nën numrin "2" dhe Stevo Pendarovski nën numrin "3"

Husamedin Gina  | 22.03.2019 - Përdıtësım : 23.03.2019
KSHZ, pëcaktohet renditja e kandidatëve presidencial në fletëvotim

Shkup

Në Komisionin Shtetëror te Zgjedhjeve, sot përmesh shortit publik u përcaktua renditja e kandidatëve presidencial në fletëvotimin për zgjedhjet për presedentin e Maqedonisë së Veriut, të cilat do të mbahen në prill të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Kandidati Blerim Reka, në fletën e votimit do të jetë nën numrin "1", Gordana Siljanovska - Davkova nën numrin "2" dhe Stevo Pendarovski nën numrin "3".

Gjatë shortit të sotëm për renditjen e kandidatëve për president të shtetit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), u bëri apel kandidatëve dhe partive politike të cilat mbështesin fushatën e tyre, të mbajnë një fushatë të pastër, pozitive dhe evropiane zgjedhore që është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, por në veçanti në interes të kandidatëve dhe integritetit personal të tyre.

Pas kandidimit të Blerim Rekës u rreshtuan Aleanca për Shqiptarët dhe lëvizja Besa, Gordana Siljanovska Davkova është kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së opozitare, ndërsa Stevo Pendarovski është kandidati i koalicionit qeverisës të cilin e kryeson LSDM.

KSHZ tha se deri më 1 prill, kur dhe fillon fushata presidenciale, kandidatët duhet të përmbahen nga paraqitjet publike apo deklaratat që do të thonë fushatë.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 19 prill, pas çka vijon heshtja zgjedhore. Raundi i parë për zgjedhjet e gjashta presidenciale është planifikuar të mbahet më 21 prill dhe i dyti më 5 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.