Politikë, BALLKANI

KSHZ: Dalja deri në orën 9 është 5,19 për qind

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, theksoi se të gjitha vendvotimet sot në mëngjes janë hapur në kohë, respektivisht në orën 07:00 dhe se procesi i votimi, që do të zgjasë deri në orën 21:00 zhvillohet pandërprerje

Husamedin Gina  | 15.07.2020 - Përdıtësım : 15.07.2020
KSHZ: Dalja deri në orën 9 është 5,19 për qind ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Maqedonisë së Veriut në konferencën e parë për media pas hapjes së vendvotimeve njoftoi se deri në orën 9:00 të mëngjesit jehona e daljes është 5,19 për qind apo 94.167 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, theksoi se të gjitha vendvotimet sot në mëngjes janë hapur në kohë, respektivisht në orën 07:00 dhe se procesi i votimi, që do të zgjasë deri në orën 21:00 zhvillohet pandërprerje.

Sipas të dhënave të KSHZ-së deri në orën 09:00 janë mbledhur të dhënat për 2.326 vendvotime nga gjithsej 3.480. Sipas këtyre të dhënave nga të gjithë votuesit e regjistruar kanë votuar 94.167 qytetarë ose thënë në përqindje 5.19 për qind.

Shabani theksoi se KSHZ gjatë dy ditëve të fundit zbatoi votim në dy kategori të veçanta votuesish.

“Gjithsej 723 qytetarë realizuan të drejtën e tyre të votës që janë pozitiv me COVID-19 ose që janë në vetizolim. Në vendetvotimet në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese, 1.657 votues mund ta realizonin të drejtën e tyre të votës, gjithsej votuan 1272 votues, thënë në përqindje 76,76 për qind”, tha Shabani.

Sipas tij, nga gjithsej 8.852 votues që janë paraqitur sit ë sëmurë ose persona të pafuqishëm, votuan gjithsej 8.325 votues, ose 94,04 për qind.

Sipas listës zgjedhore të KSHZ-së të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë.

Në zgjedhjet për 120 vende deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut marrin pjesë 15 koalicione dhe parti politike me 1.560 kandidatë.

Pas vendosjes së pluralizmit politik, në vend janë mbajtur pesë palë zgjedhje të rregullta parlamentare dhe katër palë zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe atë në vitin 2008, 2011, 2014 dhe 2016.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.