Politikë

Kosovë, Sindikata e shërbimit civil pezullon grevën

Sindikata e shërbimit civil ka njoftuar se pezullimi i grevës vlen deri në miratimin e Ligjit të pagave, pas premtimit të bërë nga kryeministri i Kosovës, Haradinaj

Zülfiya Yakup  | 31.01.2019 - Përdıtësım : 31.01.2019
Kosovë, Sindikata e shërbimit civil pezullon grevën

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Shërbimi Civil i Kosovës pezulloi grevën pas takimit të mbajtur mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sindikata e shërbimit civil ka njoftuar se pezullimi i grevës vlen deri në miratimin e Ligjit të pagave, pas premtimit të bërë nga kryeministri Haradinaj.

Rreth 23 mijë të punësuar në shërbimin civil në Kosovë të martën dhe të mërkurën mbajtën grevë një orëshe nga ora 10:00 deri në 11:00, me kërkesën që koeficienti i pagës të rritet përmes projektligjit për pagat dhe t'u pranohet stazhi i punës për periudhën 1990-1999.

Haradinaj mbrëmë përfaqësuesve të Sindikatës u tha se është vendosur që për çështjet lidhur me stazhin e punës prej viteve të 90-ta, të formohet një komision qeveritar dhe të bisedohet për kushtet e punës në shërbimin shtetëror, aspektet e inspeksionit dhe avancimin e nëpunësve shtetërorë në Komunën e Prishtinës sipas Ligjit për kryeqytetin.

Ai shprehu kënaqësinë për rritjen prej 0,2 për qind për shërbimin civil, i cili është i barabartë me sektorët e tjerë, kuptohet si një angazhim i Qeverisë për të përmirësuar statusin e shërbimit civil.

Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet për ndryshimet në projektligjin për pagat, së bashku me projektligjin për buxhetin për vitin 2019, është planifikuar të shtunën më 2 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın