Politikë, Bota

Franca do të formojë komision për pajtim me Algjerinë

Komisioni do të drejtohet nga historiani Benjamin Stora, i cili rekomandoi një raport prej 160 faqesh mbi kujtesën e kolonizimit dhe luftës algjeriane

Ekip  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Franca do të formojë komision për pajtim me Algjerinë

Paris

Franca do të formojë një komision "kujtimesh dhe për të vërtetën" për të sjellë pajtim të mundshëm përkujtimor me Algjerinë, pushtimi 132-vjeçar i së cilës përfundoi me luftën brutale të vitit 1962 dhe do të ndërmarrë iniciativa përkujtimore për të nderuar jetën e algjerianëve që luftuan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni do të drejtohet nga historiani Benjamin Stora, i cili rekomandoi një raport prej 160 faqesh mbi kujtesën e kolonizimit dhe luftës algjeriane, i cili iu paraqit të mërkurën presidentit francez, Emmanuel Macron.

Franca po ashtu do të shoqërojë plotësisht algjerianët në përkujtimet më 19 mars, duke shënuar fundin e luftës algjeriane dhe një ditë respekti për muslimanët algjerianë dhe anëtarët e tjerë të formacioneve ndihmëse në luftën algjeriane dhe më 17 tetor në lidhje me shtypjen e punëtorëve algjerianë në Francë.

Njoftimet u bënë të mërkurën nga Zyra e Macronit, Elysee, në një deklaratë e cila tha se presidenti "shpreson që këto iniciativa do të lejonin që vendi ynë të vështronte plagët e së kaluarës, për të ndërtuar me kalimin e kohës, një pajtim të kujtimeve dhe për t’u kthyer drejt të rinjve në Francë dhe Algjeri, në një proces edukimi dhe transmetimi”.

Raporti adreson tema të ndjeshme, veçanërisht në lidhje me arkivat në Francë, të cilat Algjeria dëshiron të kthehen, mbi personat e zhdukur gjatë luftës, por përjashtoi çështjen e faljeve, një kërkesë e vjetër e autoriteteve algjeriane në lidhje me periudhën e kolonizimit.

“Në linjë me fjalimet e vjetra presidenciale franceze, ky gjest simbolik mund të realizohet me një fjalim të ri. Por, a do të mjaftojë kjo?”.

Stora tha se kalimi në histori për të njohur luftën algjeriane "mund të ndodhë falë hapjes së arkivave të reja, në veçanti shtetit, shfaqjes së një brezi të ri studiuesish dhe nevojës për të dëshmuar, për jetën e një numri të aktorëve të përfshirë në konflikt”.

Raporti paraqiti një seri rekomandimesh për të adresuar ankesat e përhershme, të tilla si krijimi i një komisioni të përzier me historianë francezë dhe algjerianë, duke theksuar rrëmbimet dhe vrasjet e evropianëve në Oran në korrik të vitit 1962, dhe identifikimin e vendeve ku ishin varrosur të dënuarit me vdekje të ekzekutuar gjatë luftës.

Zhvillimi i katër kampeve të internimit që mbajnë algjerianët në Larzac (Aveyron), St-Maurice l'Ardoise (Gard), Thol (Rhone) dhe Vadenay (Marne) si vende të kujtesës, ruajtjen e varrezave evropiane dhe hebreje në Algjeri dhe mirëmbajtjen e varreve të ushtarëve algjerianë muslimanë që humbën jetën për gënjeshtrat e Francës të lënë pas dore po ashtu u përfshinë në raport.

Ai po ashtu sugjeron rifillimin e grupit të përbashkët të punës për arkivat, vazhdimin e punës së përbashkët në lidhje me vendet e testeve bërthamore në Algjeri, bashkëpunimin në nivelin universitar për studiuesit nga të dyja palët dhe riaktivizimin e projektit të Muzeut të Historisë së Francës dhe Algjerisë i planifikuar në Montpellier dhe krijimin e një Zyre Rinore Franko-Algjeriane dhe Komisionit të historianëve.

Raporti përveç kësaj kërkon organizimin e iniciativave, përfshirë një konferencë ndërkombëtare këtë vit kushtuar personaliteteve të njohura si Francois Mauriac, Raymond Aron, Jean-Paul Sartre, Andre Mandouze, Paul Ricoeur, të cilët kundërshtuan luftën e Algjerisë si dhe një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Historisë së Imigracionit për Pavarësinë Afrikane me ndërtimin e një pllake guri në Amboise të udhëheqësit ushtarak Emir Abdelkader, i cili udhëhoqi luftën kundër pushtimit kolonial francez për të shënuar 60-vjetorin e pavarësisë së Algjerisë në vitin 2022 dhe kthimin e shpatës së tij në Algjeri.

Pranimin e vrasjes së avokatit Ali Boumendjel në vitin 1957 dhe varrosjen e avokates feministe dhe anti-kolonialiste Gisele Halimi e cila ndërroi jetë në korrik të vitit të kaluar në Panteon janë ndër rekomandimet e raportit.

Algjerianët në të kaluarën kanë kërkuar që Franca të pranojë dhe të kërkojë falje për praktikat diskriminuese dhe krimet e kryera gjatë sundimit kolonial në vend. Bazuar në vlerësimet e historianëve algjerianë, 1.5 milionë algjerianë u vranë gjatë luftës së tyre për pavarësi. Historianët francezë e vlerësojnë këtë shifër të jetë në 400 mijë nga të dyja palët gjatë Luftës së Pavarësisë Algjeriane 1954-1962.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın