Politikë

Erdoğan takon homologun rus Putin në Soçi

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet midis Türkiye-s dhe Rusisë

Diyar Güldoğan  | 05.08.2022 - Përdıtësım : 05.08.2022
Erdoğan takon homologun rus Putin në Soçi

Ankara

Bisedimet midis Ankarasë dhe Moskës për zhvillimet në Siri do të “sjellin lehtësim në rajon”, tha sot presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë besoj se trajtimi ynë i zhvillimeve në Siri me këtë rast do të sjellë gjithashtu lehtësim në rajon” tha Erdoğan në pjesën e hapur për media të takimit dypalësh me homologun e tij rus Vladimir Putin që nisi në qytetin bregdetar rus Soçi.

Ai nënvizoi se takimi do të jetë “shumë i rëndësishëm” për ta shprehur rolin e luajtur nga Türkiye dhe Rusia në rajon.

Erdoğan tha gjithashtu se Türkiye vlerëson bashkëpunimin me Rusinë në luftën kundër terrorizmit.

Nga ana tjetër, Putin falënderoi homologun e tij turk për rolin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes për zhbllokimin e drithit nga portet ukrainase.

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet midis Türkiye-s dhe Rusisë.

Liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın