Politikë

Elisabeth Borne emërohet kryeministre, e dyta në historinë e Francës

Borne do të udhëheqë një qeveri të rinovuar për të kryesuar mandatin e dytë të presidentit Macron në detyrë pas rizgjedhjes së tij më 24 prill

Ahmet Gençtürk  | 16.05.2022 - Përdıtësım : 17.05.2022
Elisabeth Borne emërohet kryeministre, e dyta në historinë e Francës

Paris

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron njoftoi se ka emëruar ish-ministrjen e Punës, Elisabeth Borne, për kryeministre të re të vendit, duke e bërë atë gruan e dytë kryeministre të Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Zonja kryeministre, ekologjia, shëndetësia, arsimi, punësimi i plotë, ringjallja demokratike, Evropa dhe siguria: së bashku, me qeverinë e re, ne do të vazhdojmë të veprojmë pa u lodhur për popullin francez”, shkroi Macron në Twitter, duke përshëndetur emërimin e saj.

Borne do të udhëheqë një qeveri të rinovuar për të kryesuar mandatin e dytë të presidentit Macron në detyrë pas rizgjedhjes së tij më 24 prill. Emërimi i saj vjen pas dorëheqjes së mëparshme të Jean Castex.

Një socialist, Borne iu bashkua partisë së Macron-it Republika në Lëvizje (LREM) në vitin 2017 dhe vazhdoi të drejtojë Ministrinë e Transportit (2017-2019) dhe Ministrinë e Mjedisit (2019-2020).

Edith Cresson, kryeministre nën qeverinë e Francois Mitterrand nga maji 1991 deri në prill 1992, tha për median BFMTV se ishte koha që Franca të emëronte sërish një kryeministre femër.

"Ne pritëm kaq gjatë dhe flasim për këtë si diçka të jashtëzakonshme kur nuk e kuptoj se ku është problemi", tha ajo, duke e përshëndetur Borne si një "zgjedhje shumë të mirë".

Spekulimet mbi qeverinë e mandatit të dytë të Macronit kanë qenë të shumta, ndërsa sondazhet sugjerojnë se francezët favorizojnë një kryeministër me prirje të majtë. Pas fitores së vështirë të Macronit ndaj të djathtës ekstreme Marine Le Pen, ai premtoi një "metodë të rinovuar" për të qeverisur Francën, në një shkëputje nga mandati i tij i parë i fundit. Ai sugjeroi se do të emëronte një kryeministër të interesuar për çështjet sociale dhe mjedisore.

Emërimi i Borne mori një përgjigje pozitive nga brenda qeverisë, por opozita ishte e pakënaqur. Politikani i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, që thuhet se donte postin, paralajmëroi se Borne do të sillte "sezonin e ri të abuzimit social." Le Pen tha se Macron demonstroi "paaftësinë e tij për t'u bashkuar dhe vullnetin për të ndjekur politikën e tij të përbuzjes, dekonstruksionin e shtetit, shkatërrimin social, shantazhin e taksave dhe dobësinë”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın