Politikë

Çavuşoğlu kujton deklaratën e ish-presidentit francez për lirinë e shprehjes

Çavuşoğlu shpërndau deklaratën e Chirac në gjuhën turke, frënge dhe angleze, për lirinë e mediave dhe respektimit të bindjeve fetare, të cilën presidenti i atëhershëm i Francës e bëri pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed

Muhammet Tarhan  | 28.10.2020 - Përdıtësım : 28.10.2020
Çavuşoğlu kujton deklaratën e ish-presidentit francez për lirinë e shprehjes

Ankara

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ngjitur me shënimin "Franca e dikurshme", shpërndau në rrjete sociale deklaratën e ish-presidentit francez, Jacques Chirac, të vitit 2006 për "lirinë e mediave dhe respektimin e bindjeve fetare", transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në faqen e tij në Twitter shpërndau deklaratën e Chirac në gjuhën turke, frënge dhe angleze, për lirinë e mediave dhe respektimit të bindjeve fetare, të cilën presidenti i atëhershëm i Francës e bëri pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed në shkurt të vitit 2006.

Chirac, në deklaratën e tij pati deklaruar se lira e shprehjes duhet të përdoret në mënyrë të përgjegjshme.

"Me rastin e karikaturave dhe reagimeve në botën muslimane, ju rikujtoj se liria e shprehjes është një nga themelet e Republikës, por njëkohësisht mbështetet edhe në vlerat e tolerancës dhe në respektimin e të gjitha bindjeve. Duhet të shmangim gjithçka që mund të dëmtojë bindjet e të tjerëve, dhe në mënyrë të veçantë bindjet fetare. Liria e shprehjes duhet përdorur në një atmosferë përgjegjësie. Dënoj të gjitha provokimet të cilat mund të nxisin pasionet në mënyrë të rrezikshme", pati deklaruar Chirac.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın