Politikë

BE i bën thirrje Izraelit të ndërpresë ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme

BE vlerëson se vendbanimet janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe pengojnë një zgjidhje me dy shtete

Ömer Tuğrul Çam  | 26.10.2021 - Përdıtësım : 27.10.2021
BE i bën thirrje Izraelit të ndërpresë ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme Foto: Issam Rimawi / AA

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) i bëri thirrje qeverisë izraelite që të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme, pasi Tel Avivi njoftoi planet për të vazhduar ndërtimin e vendbanimeve me mijëra shtëpi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të publikuar nga zyra e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel, BE vlerëson se vendbanimet janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe pengojnë një zgjidhje me dy shtete.

Në deklaratë thuhej se BE-ja ka theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk do të njihte asnjë ndryshim nga ajo për të cilën të dyja palët ranë dakord, respektivisht kufijtë e para vitit 1967, përfshirë Kudsin.

Në deklaratë më tej shtohet se kishte 13 vendbanime të paligjshme hebreje në Kudsin Lindor të pushtuar dhe 253 të tjera në Bregun Perëndimor. Më shumë se 660.000 kolonë hebrenj banojnë në këto vendbanime, gjë që e bën jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim.

Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si një "territor i pushtuar" sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë të paligjshme të gjitha vendbanimet hebraike atje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.