Politikë, BALLKANI

Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ) fiton zgjedhjet në Kroaci

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (DIP) njoftoi se janë numëruar 91 për qind e votave, duke theksuar se HDZ ka fituar 67 ulëse në Parlamentin kombëtar prej 151 vendesh

Lejla Biogradlija  | 06.07.2020 - Përdıtësım : 06.07.2020
Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ) fiton zgjedhjet në Kroaci Foto: Stipe Majic/AA

Zagreb

Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Kroaci i fitoi partia e qendrës së djathtë Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (DIP) njoftoi se janë numëruar 91 për qind e votave, duke theksuar se HDZ ka fituar 67 ulëse në Parlamentin kombëtar prej 151 vendesh.

Kryetari i përgjithshëm i HDZ-së, Andrej Plenkoviç falënderoi të gjithë ata që kanë votuar. "Faleminderit për fitoren e shkëlqyeshme. Njerëzit zgjodhën që Kroacia të ecë përpara. Periudha që kaluam ishte e vështirë por plot përvoja. Ndërsa periudha që vjen ka përgjegjësi të mëdha", tha ai.

Ndërkohë në vendin e dytë me 41 ulëse të fituara është koalicioni "Restart" i përbërë nga Partia Social Demokrate (SDP), Partia Fshatare Kroate (HSS), Partia e Pensionistëve (HSU), Unioni Civil-Liberal (GLAS), Partia Demokratike Istra (IDS), Unioni Primorje-Goran (PGS) si dhe Partia e Lëvizjes Popullore dhe Civile (SNAGA).

Në zgjedhjet partia "Lëvizja Atdhetare" e këngëtarit Miroslav Skoro fitoi 16 ulëse, Lista e të pavarurve "Most" 8, Aleanca "Mozemo" 7, Partia që ka emër dhe mbiemër, Aleanca "Pametno" dhe Fokus nga 2 dhe Partia Kombëtare Kroate dhe Reformistët fituan nga një deputet.

Anëtarja më e ri e Bashkimit Evropian (BE), Kroacia, së fundmi zgjedhje parlamentare mbajti në vitin 2016, të cilat gjithashtu i kishte fituar koalicioni i udhëhequr nga HDZ-ja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın