Politikë

New York, prezantohet libri i presidentit Erdoğan "Një botë më e drejtë është e mundur"

Libri ku Erdoğan shpjegon në mënyrë të detajuar kërkimin e drejtësisë që Turqia ka paraqitur për të gjithë njerëzinë u prezantua me një aktivitet që u zhvillua në "The Manhattan Center"

Mehmet Tosun   | 20.09.2021
New York, prezantohet libri i presidentit Erdoğan "Një botë më e drejtë është e mundur"

Ankara

Në New York të SHBA-së është bërë prezantimi i librit që ka shkruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me titull "Një botë më e drejtë është e mundur", transmeton Anadolu Agency (AA).

Libri ku Erdoğan shpjegon në mënyrë të detajuar kërkimin e drejtësisë që Turqia ka paraqitur për të gjithë njerëzinë u prezantua me një aktivitet që u zhvillua në "The Manhattan Center" të Komitetit Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC).

I përkthyer në anglisht dhe arabisht libri iu dhurua edhe pjesëmarrësve në aktivitet.

Libri i cili përfshin dilemat e politikës globale, kryesisht padrejtësinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin ndërkombëtar dhe armiqësinë ndaj Islamit, do t'u prezantohet edhe liderëve të vendeve anëtare ku presidenti Erdoğan do të takohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.