Politikë, Shkencë dhe Teknologji

Musk paralajmëron heqjen e pezullimit të vendosur nga Twitteri për Donald Trumpin

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk e quajti "moralisht të keq" vendimin e Twitterit

Michael Gabriel Hernandez   | 11.05.2022
Musk paralajmëron heqjen e pezullimit të vendosur nga Twitteri për Donald Trumpin

Washington DC

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha se do të heqë pezullimin e vendosur nga Twitter për ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e quajtur vendimin "moralisht të keq", transmeton Anadolu Agency (AA).

Musk, oferta e të cilit prej 44 miliardë dollarësh për të blerë rrjetin social Twitter u pranua në fund të prillit, tha se kishte biseduar me themeluesin e kompanisë Jack Dorsey dhe ra dakord që "ndalimet e përhershme duhet të jenë jashtëzakonisht të rralla dhe me të vërtetë të rezervuara për llogaritë e rreme" ku thjesht nuk ka legjitimitet për përgjegjësi”.

"Mendoj se nuk ishte e drejtë të pezullohej Donald Trump. Mendoj se ishte një gabim sepse tjetërsoi pjesën më të madhe të vendit dhe në fund nuk rezultoi që mos të dëgjohet zëri i Donald Trumpit", tha ai në një intervistë për Financial Times.

Musk pranoi se nuk është ende pronar i Twitter-it, por tha se ai dhe Dorsey u pajtuan se nuk duhet të ketë ndalim të përhershëm.

"Kjo nuk do të thotë se dikush mund të thotë çfarë të dojë nëse thotë diçka që është e paligjshme ose në një mënyrë destruktive për botën. Atëherë duhet të ketë një pauzë pasive, një pezullim të përkohshëm ose ndonjë postim i caktuar të jetë i padukshëm", tha Musk.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın