Politikë

Erdoğan: Uji "vlera më strategjike" e shekullit të ardhshëm

"Mbrojtja e burimeve ujore para shterimit të tyre, përdorimi i tyre në mënyrë efikase dhe menaxhimi i duhur i tyre tani është një domosdoshmëri dhe jo një zgjedhje", tha presidenti Erdoğan

Ali Murat Alhas   | 21.10.2021
Erdoğan: Uji "vlera më strategjike" e shekullit të ardhshëm

Ankara

Duke e quajtur ujin "vlerën më strategjike" të shekullit të ardhshëm, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se presioni mbi burimet ujore është rritur çdo vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan u adresua në Këshillin e Parë të Ujit, ku mori pjesë përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Ai theksoi rëndësinë e burimeve ujore dhe përpjekjet e Turqisë në këtë drejtim.

"Mbrojtja e burimeve ujore para shterimit të tyre, përdorimi i tyre në mënyrë efikase dhe menaxhimi i duhur i tyre, tani është një domosdoshmëri dhe jo një zgjedhje", tha presidenti Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın