Politikë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Kryeson opozita e deritanishme

LDK kryeson me një përqindje të ngushtë kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka grumbulluar 79.186 vota apo 24,32 për qind, ndërsa në vendin e tretë renditet PDK-ja me 22,62 për qind apo 73.645 vota të grumbulluara

Besar Ademi   | 06.10.2019
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Kryeson opozita e deritanishme ( Umeys Sulejman - Anadolu Agency )

Prishtinë

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Kosovës nga 41,27 për qind të votave të numëruara, në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryeson me 25,21 për qind apo 82.080 vota të grumbulluara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve të KQZ-së, LDK kryeson me një përqindje të ngushtë kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka grumbulluar 79.186 vota apo 24,32 për qind, ndërsa në vendin e tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22,62 për qind apo 73.645 vota të grumbulluara.

Në konferencën e fundit për media, kryetarja e KQZ-së, Valdeta Daka, njoftoi se jehona e daljes në zgjedhje ishte 44,18 për qind apo 812.049 votues nga gjithsej 1.937.868 të regjistruar shfrytëzuan të drejtën e votës.

Pritet që sonte më vonë, KQZ të dal me rezultatat e preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

LDK ka emëruar kandidate për kryeministër Vjosa Osmanin, e cila në historinë e Kosovës është e vetmja kandidate grua për kryeministër. Kandidat i Vetëvendosjes është kreu i partisë, Albin Kurti, ndërsa i PDK-së, po ashtu kreu i partisë Kadri Veseli.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, koaliconi PAN i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA Socialdemokrate grumbulluan më shumë vota dhe formuan qeverinë e vendit, ndërsa LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje mbetën në opozitë.

Këto janë zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare, nga gjithsej shtatë të mbajtura në vend, të cilat u shpallën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj si arsye e ftesës ndaj tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore u pëfshinë 25 subjekte politike, nga to 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku garuan gjithsej pesë kandidatë për postin e kryeministrit, do të vendosin për 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, prej të cilëve 100 do t’i përfaqësojnë subjektet politike, dhjetë do të ruhen për përfaqësuesit e komunitetit serb dhe dhjetë për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.