Politikë

Zgjedhjet në Kosovë: Deri në ora 15:00 jehona e votuesve 29,28 për qind

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se procesi i votimit në mbarë territorin e Kosovës është duke vijuar në rregull, duke veçuar, siç tha ajo “disa incidenteve që nuk e kanë dëmtuar procesin zgjedhor”

Agim Sulaj   | 06.10.2019
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në ora 15:00 jehona e votuesve 29,28 për qind

Prishtinë

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Kosovës ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend jehona e votuesve deri në orën 15:00 është 29,28 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e tretë të rregullt për media tha se procesi i votimit në mbarë territorin e Kosovës është duke vijuar në rregull, duke veçuar, siç tha ajo “disa incidente që nuk e kanë dëmtuar procesin zgjedhor”.

“Duke u mbështetur në informacionet e komisioneve komunale të zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do të dëmtonte këtë proces zgjedhor. Poashtu duke u mbështetur në të dhënat që janë dërguar nga 2.491 vendvotime apo 98 për qind të tyre, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 554 mijë e 750 votues apo 29,28 për qind”, tha Daka.

Ajo theksoi se deri në këtë kohë në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2017 kishin votuar 497 mijë e 120 votues apo 27,75 për qind e votuesve.

Më herët, Prokuroria e Shtetit të Kosovës njoftoi se në Mitrovicën e Veriut me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy zyrtarë në detyrë të dyshuar se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”. Sipas këtij institucioni, incidenti ka ndodhur në shkollën “Sveti Sava”, ndërkohë po kryhen edhe verifikimet procedurale nga autoritetet.

Këto janë zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare, nga gjithsej shtatë të mbajtura në vend, të cilat u shpallën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj si arsye e ftesës ndaj tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore do të përfshihen 25 subjekte politike, nga to 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur, për të cilët do të mund të votojnë gjithsej 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të garojnë gjithsej pesë kandidatë për postin e kryeministrit, do të vendosin për 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, prej të cilëve 100 do t’i përfaqësojnë subjektet politike, 10 do të ruhen për përfaqësuesit e komunitetit serb dhe 10 do të ruhen për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın