Politikë

Zgjedhjet në Kosovë: Deri në ora 11, jehona e votuesve 9,64 për qind

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se procesi i votimit në mbarë territorin e Kosovës është duke vijuar në rregull, duke veçuar, siç tha ajo, “disa incidenteve të izoluara”

Besar Ademi   | 06.10.2019
Zgjedhjet në Kosovë: Deri në ora 11, jehona e votuesve 9,64 për qind ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Kosovës ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend jehona e votuesve deri në orën 11 është 9,64 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e dytë të rregullt për media tha se procesi i votimit në mbarë territorin e Kosovës është duke vijuar në rregull, duke veçuar, siç tha ajo, “disa incidenteve të izoluara”.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga 94 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11 është 174.699 votues apo 9,64 për qind nga 1.937.568 votues”, theksoi Daka.

Më herët, Prokuroria e Shtetit të Kosovës njoftoi se në Mitrovicën e Veriut me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy zyrtarë në detyrë të dyshuar se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”. Sipas këtij institucioni, incidenti ka ndodhur në shkollën “Sveti Sava”, ndërkohë po kryhen edhe verifikimet procedurale nga autoritetet.

Këto janë zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare, nga gjithsej shtatë të mbajtura në vend, të cilat u shpallën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj si arsye e ftesës ndaj tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore do të përfshihen 25 subjekte politike, nga to 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur, për të cilët do të mund të votojnë gjithsej 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të garojnë gjithsej pesë kandidatë për postin e kryeministrit, do të vendosin për 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, prej të cilëve 100 do t’i përfaqësojnë subjektet politike, 10 do të ruhen për përfaqësuesit e komunitetit serb dhe 10 do të ruhen për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.