Politikë

Trump konsideron faljen e ish-këshilltarit, Michael Flynn

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2017 pas hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së

Beyza Binnur Dönmez   | 25.11.2020
Trump konsideron faljen e ish-këshilltarit, Michael Flynn

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shqyrton një falje të mundshme për ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, thanë burimet për CNN, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tre burime i thanë rrjetit amerikan të martën se përveç Flynn, ka pasur diskutime në Shtëpinë e Bardhë për faljen e disa njerëzve në rrethin e ngushtë të Trumpit.

Të tjerët që mund të merren në konsideratë përfshijnë ish-këshilltarin, George Papadopulos dhe ish-konsulentin e fushatës, Paul Manafort.

Flynn dha dorëheqjen disa javë pasi mori postin pasi u dyshua se ishte kapur në gënjeshtër publike për kontaktet e tij ruse.

Në fund të vitit 2017, ai u shpall fajtor për gënjeshtër ndaj FBI-së gjatë hetimit të këshilltarit special, Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në fillim të majit, Departamenti i Drejtësisë bëri një veprim jashtëzakonisht të rrallë duke ndërprerë çështjen kundër tij.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın