Politikë

"Takimi BE-Ballkani Perëndimor më 6-7 maj me video-konferencë"

"Ne do t'u dërgojmë një mesazh të fuqishëm vendve tona fqinje në juglindje të Evropës se sa është e rëndësishme të jemi pranë tyre edhe në luftën kundër kësaj pandemie, por edhe përsa i përket rimëkëmbjes ekonomike", tha kryeministri kroat, Plenkoviç

Stipe Majic   | 30.04.2020
"Takimi BE-Ballkani Perëndimor më 6-7 maj me video-konferencë"

Zagreb

Në fillim të seancës së Qeverisë së Kroacisë, kryeministri Andrej Plenkoviç tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet përmes video-konferencës dhe shpalosi vlerësimet për rënien e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Kroacisë për shkak të krizës së COVID-19 e cila pritet të jetë 9.4 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Plenkoviç tha se përfshirja e qeverisë kroate dhe masat kufizuese në luftën kundër koronavirusit rezultuan të suksesshme dhe se rezultatet ishin të kënaqshme, duke pasur parasysh që tendencat tek të sapolindurit mbetën në shifra dyshifrore dhe njëshifrore.

Ai tha se në Kroaci "nuk ndodhi një dramë e madhe" dhe se nëse do të ndodhte, do të shkaktonte një krizë të konsiderueshme të shëndetit publik dhe politik në vend.

Plenkoviç njoftoi se një numër masash në lidhje me ekonominë kroate do të miratohen sot nga qeveria, por tha se një numër masash që synojnë rimëkëmbjen ekonomike do të miratohen në nivelin evropian, i cili përfshin një ndryshim të plotë të buxhetit të Bashkimit Evropian për shtatë vitet e ardhshme.

Plenkoviç gjithashtu foli për një video-konferencë të mbajtur me pjesëmarrjen e ministrave evropianë të Turizmit duke potencuar se Kroacia mbështet rrethanat graduale për hapjen e kufijve midis vendeve ku konvergjon tabloja epidemiologjike.

"Nëse Sllovenia lufton fuqishëm COVID ashtu si ne nuk ka asnjë arsye për të mos komunikuar", tha kryeministri kroat duke shtuar se një tablo afërsisht të ngjashme me Kroacinë kanë Hungaria, Sllovakia, Çekia dhe Bavaria në Gjermani.

Samiti i planifikuar më 6 dhe 7 maj në Zagreb midis vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili ishte planifikuar të mbahet nën kryesimin kroat me Këshillin e BE-së do të mbahet në formatin e plotë përmes video-konferencës.

"Ne do t'u dërgojmë një mesazh të fuqishëm vendve tona fqinje në juglindje të Evropës se sa është e rëndësishme të jemi pranë tyre edhe në luftën kundër kësaj pandemie, por edhe përsa i përket rimëkëmbjes ekonomike, hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që do të mbetet një arritje e përhershme e kryesimit korat, perspektivat e tyre të mëtejshme evropiane dhe në përgjithësi ngritjen e temës së zgjerimit në axhendën e BE-së", tha Plenkoviç.

"Në nivelin e vitit 2020, ne në këtë moment presim një rënie të PBB-së prej 9.4 për qind. Këto janë vlerësimet tona të brendshme", tha Plenkoviç, duke shprehur shpresën se një seri masash të cilat do t'i miratonte Qeveria e Kroacisë me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike së shpejti do ta kthenin Kroacinë në korsinë e mëparshme të rritjes së PBB-së

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın