Politikë

Shekerinska: Siguria e kufijve tanë tashmë garantohet nga NATO

"Tashmë në ditët në vijim Maqedonia do të jetë pjesë e Aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike që diskuton të gjitha çështjet e rëndësishme politike në botë”, tha ministrja Shekerinska

Husameddin Gina   | 06.02.2019
Shekerinska: Siguria e kufijve tanë tashmë garantohet nga NATO

Shkup

SHKUP (AA) - Maqedonia nuk është e izoluar, Maqedonia konsiderohet si një nga pak lajmet e mira në kontinentin e Evropës, dhe tashmë siguria e kufijve tanë nuk garantohet vetëm nga ne por edhe nga Aleanca Veri-Atlantike, deklaroi sot në Shkup ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas nënshkrimit në Bruksel të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media, ajo theksoi se është një nder i madh për Maqedoninë që të gjitha vendet anëtare të NATO-s, i dëshiruan vendit një mirëseardhje të ngrohtë dhe të zëshme.

"Sot më paraqet një nder të veçantë që në cilësi të ministres së Mbrojtjes të shoh si të gjitha vendet anëtare të NATO-s na dëshiruan një mirëseardhje të ngrohtë, të fortë dhe të zëshme në Aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë. Maqedonia nuk është e izoluar, Maqedonia konsiderohet si një nga pak lajmet e mira në kontinentin evropian. Siguria e kufijve tanë tashmë nuk garantohet vetëm nga ne, pasi ato i garanton edhe Aleanca dhe kjo në mënyrë të pashmangshme sjell rritje të sigurisë në vendin tonë por edhe sigurinë e rajonit”, tha Shekerinska.

"Ky është një sukses i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë", tha Shekerinska, duke shtuar më tej se investitorët e vendit dhe ata të jashtëm tashmë nuk do të duhet të brengosen nëse investimet e tyre në Maqedoni janë të sigurta.

“Nga dita e nesërme, gjithçka do të jetë ndryshe. Tashmë në ditët në vijim Maqedonia do të jetë pjesë e Aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike që diskuton të gjitha çështjet e rëndësishme politike në botë”, tha ajo, për të shtuar se suksesi është nxitje për sfidat e ardhshme të vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın