Berk Kutay Gökmen
04 gusht 2026•Përditësim: 04 gusht 2026
SHBA-ja dhe Irani mund të arrijnë marrëveshje deri të martën ose të mërkurën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të rivendosur lirinë e lëvizjes për anijet tregtare, tha sot sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, transmeton Anadolu.
"Ne jemi në bisedime me iranianët", tha Bessent për CNBC duke theksuar se "Ka një shans që mund të kemi një marrëveshje sot ose nesër për të hapur ngushticën dhe për të ecur drejt një pozicioni më të normalizuar në këtë konflikt".
I pyetur nëse do të lejohet Iranit të vendosë një një tarifë kalimi, Bessent tha se marrëveshja do të lejojë lirinë e lëvizjes në ngushticë.
"Do të jetë liri lëvizjeje. Edhe pse gjërat janë ende pak të paqarta atje gjatë ditëve të fundit, ne kemi parë mjaft anije që po dilnin edhe tani", tha Bessent.