Politikë

Rumani, lihet mënjanë projekt-ligji mbi amnistinë

Në Rumani pranohet propozimi i qeverisë për të lënë mënjanë projektligjet emergjente të qeverisë që parashikonin ndryshimet në amnisti dhe kodin penal

Dildar Baykan  | 21.02.2017 - Përdıtësım : 21.02.2017
Rumani, lihet mënjanë projekt-ligji mbi amnistinë

Bukuresht

BUKURESHT (AA) - Në Rumani pranohet propozimi i qeverisë për të lënë mënjanë projektligjet emergjente të qeverisë që parashikonin ndryshimet në amnisti dhe kodin penal, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhoma e Përfaqësuesve në Rumani miratoi propozimin e paraqitur të qeverisë në kuvend për lënien mënjanë të projektligjit të amnistisë i cili shkaktoi protesta anti-qeveritare në masë të madhe në vend.

Propozimi u pranua me 291 vota pro, 3 abstenim dhe asnjë kundër.

Liderja e Partisë Liberale në opozitë, Raluca Turcan tha se projektligji i amnistisë ka shkaktuar dëme të parikuperueshme dhe se Partia Social Demokrate në pushtet (PSD) ha humbur besueshmërinë e saj.

Drafti i përgatitur nga qeveria i cili përfshinte ndryshimet në amnisti dhe në kodin penal, parashikonte amnistinë e personave që u kishin mbetur më pak se 5 vite dënim. Qindra mijëra qytetarë të Rumanisë të cilët menduan se do të dobësohet lufta kundër korrupsionit mbajtën protesta në të gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın