Politikë, archive

Rama: Turqia së bashku me Greqinë dhe Italinë janë partnerë strategjikë

26.08.2014
Rama: Turqia së bashku me Greqinë dhe Italinë janë partnerë strategjikë

TIRANË (AA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp në Rinas, pak çaste para nisjes për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit. Rama ka deklaruar se synimi i kësaj konference është për një qasje të re ndaj gjithë vendeve të rajonit që janë në rrugën e integrimit në funksion të një marrëdhënie të re midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit.

Sipas Ramës mbetet me rëndësi të veçantë, themeli i kësaj konference që lidhet me një politikë të re që ka nisur në rajon. Por kryeministri Rama nga ana tjetër ka deklaruar se Turqia mbetet një partner strategjik bashkë me Italinë dhe Greqinë dhe nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi në këtë aspekt.

Gjithashtu në fjalën e tij Rama përmendi edhe rëndësinë e “Korridorit të Kaltër”, ku sipas tij do të jetë një aks strategjik për shkëmbin intensiv jo vetëm të njerëzve por edhe mallrave.

Rama do të shoqërohet në Konferencën e Berlinit nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zhvilloi një takim informal me kryeministrin kroat  Zoran Milanović, me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës Vjekoslav Bevanda dhe kryeministrin e Malit të Zi, Milo Đukanović , në qytetin kroat të Cavtatit për të bashkërenduar qëndrimet e katër shteteve të rajonit në Konferencën e Berlinit që mbahet më 28 gusht, nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın