Kanyshai Butun
31 korrik 2026•Përditësim: 31 korrik 2026
Presidenti i Kirgistanit, Sadyr Zhaparov dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u takuan sot në qytetin turistik Cholpon-Ata në verilindje të Kirgistanit, për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu.
Sipas presidencës, Zhaparov përshëndeti nënshkrimin e një traktati mbi marrëdhëniet aleate me Azerbajxhanin si një hap "historik" që hapë kapitull të ri në lidhjet dypalëshe.
Duke folur pas takimit me Aliyevin, Zhaparov tha se vendet nënshkruan një paketë të gjerë marrëveshjesh që mbulojnë energjinë, transportin, sigurinë kibernetike, arsimin, rregullimin e tregut financiar dhe metalet e çmuara.
Ai tha se krerët shqyrtuan përparimin në nismat e përbashkëta, përfshirë projektet nën Fondin e Zhvillimit Azerbajxhan-Kirgistan dhe ranë dakord të thellojnë lidhjet tregtare dhe të investimeve, të zhvillojnë korridoret e transportit dhe të përdorin më mirë potencialin e tyre tranzit.
Zhaparova e përshkroi Azerbajxhanin si lidhje kyçe në Korridorin e Mesëm që lidh Azinë Qendrore me tregjet evropiane.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media, Aliyev tha se Azerbajxhani dhe Kirgistani kanë rënë dakord të dyfishojnë kapitalin e fondit të tyre të përbashkët të investimeve në 200 milionë dollarë.
Ai tha se të dy vendet i kanë ngritur marrëdhëniet dypalëshe në nivelin më të lartë, duke demonstruar edhe një herë angazhimin e tyre të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit.