Politikë

Ömer Çelik: Organizata terroriste FETO, kërcënim për të gjithë

Zëdhënësi i partisë në pushtet, Ömer Çelik tha se organizata terroriste FETO nuk mund të ndalojë Turqinë e as presidentin e saj Erdoğan

Sena Güler   | 04.03.2021
Ömer Çelik: Organizata terroriste FETO, kërcënim për të gjithë

Ankara

Krerët e Organizatës Terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi, janë po aq kërcënim për njerëzimin sikur edhe për Turqinë, tha zëdhënësi i partisë në pushtet, Ömer Çelik, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Krerët e FETO-s janë armik i njerëzimit dhe armik i Turqisë, ashtu si (terroristët) e PKK-së", deklaroi zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik në Twitter, duke iu referuar grupit që qëndron pas rreth 40 mijë jetëve të humbura gjatë 35 viteve të fundit.

"Sulmet e tyre kundër presidentit tonë (Recep Tayyip Erdoğan) janë sepse ata janë armiqësorë ndaj kombit tonë", tha Çelik.

Vërejtjet e Çelik ishin reagim të një fushate shpifëse në reklamat e FETO-s kundër Turqisë të shfaqura kohët e fundit në Times Square të New York City, të cilat u hoqën pas një reagimi të ashpër nga komuniteti turk.

"Ky rrjet tradhtar (FETO) shtoi një faqe të re në tradhtitë e saj duke synuar presidentin tonë me reklama fyese në New York të quajtur 'Stop Erdoğan'", tha Çelik.

Duke theksuar se grupi nuk mund të ndalojë Turqinë ose presidentin e saj, të cilin e sheh si pengesën më të madhe për planet e saj tradhtare, ai tha se kombi turk mbështet presidentin e tij.

Nën drejtimin e Erdoğan-it, "lufta kundër këtij rrjeti terrorist dhe tradhtar do të vazhdojë deri në fund", tha Çelik.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016 në të cilin 251 persona u martirizuan dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, përfshirë ushtrinë, policinë dhe gjyqësorin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın