Politikë

Ministri Çavuşoğlu bisedon me homologun e tij kroat

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedë u trajtuan çështjet e diskutuara gjatë vizitës që Çavuşoğlu zhvilloi në Kroaci

Şerife Çetin   | 01.03.2021
Ministri Çavuşoğlu bisedon me homologun e tij kroat

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin kroat të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grliç Radman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedë u trajtuan çështjet e diskutuara gjatë vizitës që Çavuşoğlu zhvilloi në Kroaci.

Rikujtohet se ministri Çavuşoğlu më 26 shkurt zhvilloi takime zyrtare në Kroaci.

Në kuadrin e vizitës, Çavuşoğlu u prit nga presidenti Zoran Milanoviç dhe gjatë takimeve u biseduan çështjet rajonale në rendin e ditës.

Kryediplomati turk, duke bërë të ditur se roli i Kroacisë në Bosnjë dhe Hercegovinë është shumë i rëndësishëm, ai theksoi se kanë marrë vendimin që të rrisin në nivelin e liderëve mekanizmin trepalësh Turqi-Kroaci-Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në kuadrin e vizitës në Kroaci, ministri Çavuşoğlu, vizitoi edhe rajonin Petrinja, që u godit nga tërmeti në javën e fundit të vitit 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın