Politikë

"Maqedonia të mërkurën merr ftesë për anëtarësim në NATO"

Pendarovski sqaroi se formulimi të cilin Maqedonia do ta marrë në ftesën për anëtarësim, nuk do të dallojë fare me ato të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku thuhet se “NATO, fton shtetin respektiv të çelë negociata për anëtarësim"

Bekim Laci   | 09.07.2018
"Maqedonia të mërkurën merr ftesë për anëtarësim në NATO"

Shkup

SHKUP (AA) - Të mërkurën më 11 korrik, në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, Republika e Maqedonisë do të marrë ftesë për t’iu bashkuar Aleancës Veri-Atlantike, deklaroi në një brifing me gazetarë koordinatori Kombëtar për NATO-n, Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Shekerinska u tha gazetarëve se Maqedonia është para një shansi historik për të përmirësuar gabimin nga 10 vjet më parë, nga Samiti në Bukuresht kur nuk mori anëtarësim, sepse siç tha, të qenurit jashtë Aleancës, i ka kushtuar shtrenjtë Maqedonisë, sidomos në plan të brendshëm sepse vendi u përball me një krizë institucionale dhe politike.

Ajo tha se shpreson që opozita të luaj në mënyrë konstruktive me zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) që do të duhet të organizojë referendumin për marrëveshjen me Greqinë, sepse siç tha, anëtarësimi në NATO është një përcaktim edhe i opozitës, e cila çdoherë është thirrur në referendum për çështjen e emrit.

Shekerinska shtoi më tej se momenti është shumë historik, sepse edhe në Greqi, kemi një shumicë parlamentare e cila përkrahë marrëveshjen për çështjen e emrit.

Pendarovski sqaroi se formulimi të cilin Maqedonia do ta marrë në ftesën për anëtarësim më 11 korrik, nuk do të dallojë fare me ato të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku thuhet se “NATO, fton shtetin respektiv të çel negociata për anëtarësim", për çka më vonë, qeveria do të duhet t'i përgjigjet se është e vullnetit t'i bashkohet NATO-s.

Sipas tij, ftesa është një moment i rëndësishëm, pas çka vijon faza përfundimtare, që është ratifikimi i saj nga Parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës, mirëpo "ndërkohë do të duhet të përmbushim detyrat e shtëpisë, që janë referendumi i suksesshëm dhe ndryshimet kushtetuese".

Ministra e Mbrojtjes, Shekerinska, nuk pret bllokada shtesë, me sqarimin se për të marrë ftesë për anëtarësim, shteti aspirant do të duhet ta ketë pëlqimin e të gjitha 29-të shteteve anëtare të NATO-s, që në rastin e saj Maqedonia e ka.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın