Politikë

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për "negociatat e anëtarësimit në BE"

Rezoluta e miratuar rithekson rolin mbështetës të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në mbështetje të proceseve integruese të vendit

Saimir Alija   | 03.10.2019
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për "negociatat e anëtarësimit në BE" ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme plenare miratoi projektrezolutën “Për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE)”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë seancës deputetët diskutuan rreth kësaj projektrezolute, ndërsa në fund të seancës u miratua.

Në fjalën e tij në seancë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se Shqipëria sot është pa diskutim shumë më gati për të hapur negociatat se kanë qenë të gjitha vendet e tjera.

Sipas Ramës, vendimi i Bundestagut Gjerman për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE-së është marrë, vetëm sepse sipas tij kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte. I ka vënë për politikën e vet të brendshme, në funksion të politikës së vet të brendshme. Në grupin më të madh Parlamentar në Gjermani bëhet një debat se çfarë po i japim Shqipërisë dhe ka vota pro e kundër. Në procesin e integrimit duam dhe duhet të ndërtojmë Shqipërinë evropiane", u shpreh Rama.

Rezoluta e miratuar rithekson rolin mbështetës të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në mbështetje të proceseve integruese të vendit dhe inkurajon institucionet që të vijojnë punën për zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Evropian.

Sipas rezolutës, Kuvendi i Shqipërisë "kërkon nga organet ligjzbatuese rezultate konkrete dhe të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtave të njeriut”.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është në pritje të vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın