Kurti dhe Vuçiq më 18 gusht takohen në Bruksel
Sipas një njoftimi nga Peter Stano, zëdhënës i Komisionit të BE-së, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i ka ftuar dy liderët në Bruksel

Bruksel
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 18 gusht, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga qeveria kosovare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Peter Stano, zëdhënës i Komisionit të BE-së, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i ka ftuar dy liderët në Bruksel.
Siç u njoftua, Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar ftesën dhe do të takohen me Borrel-in.
Në takim do të jetë i pranishëm edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.